Sistemi i drejtësisë mbetet pika e dobët e Shqiprisë dhe një nga arsyet kryesore të vonesës për pranimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Kanë qënë të ktij mendimi përfaqsuesit më të lartë të qeverisë dhe ata të Komisionit Europian në vendin tonë gjatë konferencës së gjashtë mbi reformat e drejtësisë në Shqipri që u zhvillua në Durrës. Konferenca u çel nga ministri i drejtësisë Fatmir Xhafa, ndërsa në fjalimin që pasoi atë të kreut të Komisionit Europian në Shqipri Luts Salcman (Lutz Salzmann), u vunë re nota mjaft kritike për sistemin e drejtësisë ktu.
Salcman përmendi si urgjente ndarjen e roleve mes Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Ai e vuri theksin dhe te përzgjedhja mbi bazën e përgatitjeve dhe profesionalizmit të gjyqtarve dhe prokurorve dhe trajtimin e tyre njëlloj si çdo qytetar në rast se kryejnë vepra penale. Madje sipas Salcman kto raste duhet të publikohen gjerësisht. Deçentralizmi i drejtësisë është thelbsor tha kreu i delegacionit të Komisionit Europian. Kryeministri Fatos Nano i cili pranoi se mbetet ende shumë për t’u përmirsuar në sistemin e drejtsisë tha:
Fatos Nano: “Nuk besoj se ju ndjeheni mirë kur në vlerësime të publikut apo të partnerve ndërkombtarë zihet në gojë vetëm qeveria e Republikës së Shqipirsë si përgjegjse për dobsinë e institucioneve të luftës kundër krimit. Nuk besoj pra se do të kishte ndonjë zgjidhje ende, për të ardhmen alternativa e faturimit të përgjegjsisë tek njëri-tjetri, tek pushtete të tjera kushtetuse, përderisa jemi tashmë t’angazhuar në të njëjtën axhendë reformash.”
Kreu i qeverisë ka vlerësuar se në vendimmarjen e ekzekutivit ndihet mungesa e mendimit profesional të juristëve.
Fatos Nano: “Për ktë qëllim kam gjetur të njëjtën pikëpamje me ministrin e drejtësisë dhe pas pak ditësh do të nënshkruaj aktet normative me t’cilat krijohet dhe do të nisë të funksionojë komisioni për reformën ligjore si një forum i përhershëm profesional për debat, debatimin e problemeve, hartimin e politikave dhe strategjive afatmesme e aftagjata të reformës në drejtësi dhe në legjislacion si dhe për përgatitijen dhe vlerësimin e projekteve të rëndsishme normative. /tvklan.al