Kryeministri Rama, si dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, së bashku me punonjës të administratës iu bashkuan këtij procesi edhe këtë të martë.
“Me grup gjaku 0 negativ, ai u informua nga mjekët se “ky është mbreti i grupit të gjakut që u jep të gjithëve dhe merr vetëm nga grupi i vet.”
Kryeministri shfrytëzoi rastin për të bërë një apel edhe për qytetarët.
“Dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk dhuratë më ripërtëritësese sesa dhurimi i gjakut. Çdo dhuratë ripërtëritëse, lum kush jep, jo kush merr, por gjaku është dhurata më ripërtëritëse sepse me dhënien e gjakut organizmi fiton një energji të re edhe nuk është se shmanget komplet plakja, por shtyhet për më tutje.”
Sipas specialisteve dhuruesit e rregullt dhe periodikë të gjakut mbrojnë njëkohësisht me këtë akt, organizmin e tyre nga një sërë sëmundjesh.
Gjatë vitit 2024 janë dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi.
Klan News