Një vit e gjysëm nga operacioni i parë, Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së enjtes i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Bëhet fjalë për ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Operacioni i kreut të Qeverisë, ashtu si një vit më parë iu besua kirurgut të njohur, Profesor Doktor Arben Gjatës.
Ndërhyrja kirurgjikale e Kryeministrit zgjati rreth dy orë e gjysëm, prej orës 8:20 të mëngjesit deri në orën 11:00. operacioni ka qene i planifikuar dhe e kishte paralajmëruar edhe vetë Kryeministri pak kohë më parë.
29 Gusht 2024 | Kryeministri Rama: Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale.
Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetsore e kreut të Qeverisë paraqitet shumë e mirë. Në bazë të protokollit shëndetësor, Kryeministri do të qëndrojë 24 orë në ambientet e spitalit, për t’u larguar prej tij në orët e para të ditës së premte.
Tv Klan