Demokratët duket se e kanë vendosur që si pikën e fortë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 të ketë rininë dhe realizimin e ëndrrës së saj evropiane.

E pikërisht në 8 dhjetor ditën kombëtare të rinisë dhe pluralizmit,  në sallën e pallatit të Sportit Asllan Rusi të tej mbushur nga mijëra të rijnë që mbanin në duar pankartat “Shqipëria po ndryshon”, në një atmosferë të ngjashme me ato që pamë vetëm pak muaj më parë në fushatën presidenciale të SHBA-së, kreu i mazhorancës me sa duket ka zgjedhor të çel fushatën zgjedhore.

Sali Berisha: “Me ju ne ecim të sigurtë drejt mandatit të dytë, mandatit pa rininë shqiptare, mandatit të shtrimit të plotë të ëndrrave, aspiratave të saj në realitet”

18 vjet pas demonstratave rinore që sollën rrëzimin e regjimit komunist dhe bën të mundur vendosjen e pluralizmit politik, Berisha deklaron se ëndrra e dhjetorit të viteve ‘90 është realizuar, “Shqipëria po ndryshon” dhe për të vazhduar këtë transformim ai kërkoi votat për një mandat të dytë.

Sali Berisha: “Ne jemi ata që lirinë e sapolindur në dhjetorin e viteve ‘90 e rritëm dhe e bëmë vajzë të bukur 18-vjeçare. Ne do ta bëjmë atë nuse, Shqipërinë zonjë në Europë. Tre vite më parë mbi projektet tuaja rinorë, ëndërrta e bukura fisnike kishte ngulur kthetrat e zeza regjimi i kleptokracisë. I ndërtuar nga ata që ne së bashku përmbysëm me 22 mars të vitit ’92. Tre vjet më parë brenda dhe jashtë vendit të paktët ishin ata që besonin se ne me votat tona do mund të përmbysnim sistemin e kleptokracisë. Kurse unë njëlloj si në vitin ’90 isha i bindur se ju sërish do ta ndryshonit Shqipërinë. unë në pranverën e vitit 2005 njëlloj si në atë të vitit ’92. Çdo ditë në çdo takim me ju në shkolla, në shëtitore, në rrugë në kafene dhe kudo, lexoja në fytyrat tuaja fitoren, fitoren, fitoren. Ju e sollët atë.”

I përfshirë nga entuziazmi i të rinjve, kryeministri Berisha pranon se pavarësisht viteve që mban, ndihet në moshën e demokracisë e cila ka sot mbush 18 vjeç.

Edhe këtë 8 dhjetor Berisha nuk ka lënë pa nderuar kujtimin e një protagonistëve kryesor të lëvizjes  studentore, dëshmorin e demokracisë Azem Hajdarin. Duke vendosur lule në memorialin e ngritur në vendin ku Hajdari u vra 10 vjet më parë, Berisha i është rikthyer ditëve të dhjetorit ‘90 duke kujtuar dhe protagonistët e vërtetë të lëvizjes studentore, mes të cilëve sipas tij nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm lideri aktual i opozitës Rama.

Sali Berisha: “Ditët e para nuk më kujtohet të ketë qenë. Erdhi më vonë për shkak të themi haptas lidhjeve të tij, por për shkak se nga njëra anë ishte nipi i byrosë politike dhe ishte biri i komitetit qendror, nuk u pranua në lëvizje. Shkoi dhe krijoi një parti të çuditshme të quajtur “Kiss”, por që s’ka asnjë të përbashkët me puthjen, “Kiss” ishte partia Kristiano Islamike. E themeloi së bashku me avokatin dhe tre të tjerë.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka