Sali Berisha: “Po parlamenti ka kaq fuqi të pakrahasueshme me askënd tjetër, cila është? Urdhëro! Komisioni. Keni fakte, keni prova, keni kompleks faktesh si ta shprehë Gjykata Kushtetuese prokurorisë. Po do thoni ju po prokurorisë i duhet kaq kohë. Po hajde të paguajmë jo një, jo dy, jo tre, të paguajmë 100 prokurorë, a më kupton? Hajdeni urdhëroni t’i bëjmë një, t’i zgjidhim problemin, po prokurorët, deputetët nuk mund të bëhen. A jeni ju opozita e interesuar për një proces zgjedhor më të mirë të mundshëm? Jeni sigurisht. Atëherë sillni të gjithë amendamentet ju, përveç asaj që thashë. Merrni ju, ja edhe këtu po bëhem pakicë. Po pranoj të bëhem pakicë. Merrni të gjithë amendamentet, hartojini për të ndrequr, për të adresuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e OSBE-ODHIR-it dhe Këshillit të Evropës. Mjafton të merrni një konsensus, një mendim të ODHIR-it ose komisionit të Venecias dhe në shenjë kompromisi të plotë le t’i votojmë të gjitha këtu. T’i votojmë pavarësisht se ato janë nga e para tek e fundit projekt i pakicës. Oferta jonë është e sinqertë, absolutisht. Është e sinqertë dhe bazohet, e them haptazi këtu, në dëshirën e madhe që ju të zini vendet tuaja që keni në parlament dhe t’u përgjigjeni zgjedhësve. Nuk mund të bazohet në krimin mo. Si mor mund të flitet për krim elektoral? Çfarë bëhet kështu, a më kupton apo jo? E di ç’bëhet me këta apo jo? Ne shpërbëjmë një përgjegjësi të madhe ligjore qytetarëve shqiptarë, një qëndrim kushtetues të tyren. Një besim qe vendimtar që ata të përmbushin detyrat. Mos na bëni dhe ne të bëhem avokat unë se s’kanë nevojë ata për avokatinë time. Kanë partinë e tyre për të cilën ata i përkushtohen, ata i kanë besuar, ata kanë investuar, ata kanë bërë sakrificat më të mëdhaja. S’ja u kam kërkuar kurrë në tetë vite opozitë ju një gjë të tillë. Kurrë në tetë vite opozitë s’kam kërkuar të kem shumicën. Jo, zoti Majko. E këtë e di mirë e secili nga ju. S’kam kërkuar kur kam qenë në opozitë. S’ka me ndodh kurrë të kërkoj shumicën, përkundrazi çdo hap që është bërë drejt balancimit e kam vlerësuar.”/tvklan.al