Samiti i nivelit të lartë është zhvilluar për dy ditë radhazi në Dubrovnik të Kroacisë ka përqendruar vëmendjen e tij në procesin e zgjerimit pas traktatit të Lisbonës dhe referendumit në Irlandë si dhe zhvillimet në Evropën Juglindore.

Në këtë samit ka marrë pjesë mes shumë personaliteteve evropiane e ballkanike dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe ai kosovar, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij mbajtur në samit kryeministri shqiptar e ka vendosur theksin tek zhvillimet në Shqipëri pas traktatit të Lisbonës.

Sipas tij këto zhvillime nënkuptojnë përpjekje të mëdha dhe performancë më të mirë në projektet madhore të Shqipërisë, por dhe vendeve të rajonit për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Këto projekte për kryeministrin Berisha përbëjnë planin e vërtet të masave në të cilin është fokusuar qeveria e tij.

Berisha ka vlerësuar se marrja e ftesës në samitin e Bukureshtit për Shqipërinë ishte një gjest vlerësimi për reformat e realizuara nga kabineti i tij qeveritar.

Gjatë samitit u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit ideja se zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkan nuk duhet të lidhet me referendumin për traktatin e Lisbonës, ndërsa u vlerësua se ky proces është një arritje e madhe dhe shpejt e sukseseve të Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës së tij në Kroaci kryeministri Berisha ka zhvilluar takime të veçanta me ministra, ambasadorë dhe personalitete të tjera të larta që merrnin pjesë në këtë samit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka