I gjendur në Shkodër në kuadër trë turit para elektoral për mbajtjen e premtimeve të qeverisë në këtë mandat 4 vjeçar, kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar publikisht kryetarit të PS Edi Rama t’u kërkojë të falur të gjithë ish të dënuarve politikë, që vuajtën persekutimin dhe krimet e komunizmit.
Duke folur për ligjin e lustracionit të miratuar një muaj më parë në parlament, kreu i qeverisë u shpreh se Rama përjashtoi opozitën nga konsensusi që kërkonte një akt të tillë për moralin e gjithë shoqërisë.
Sali Berisha: “Si ka mundësi të shtrojë pyetjen ti që në vitit ’90 erdhe në këtë qytet dhe themelove partinë opozitare të Kiss-it. Parti e cila fund e krye platformën e kishte dënimin e sistemit komunist. Çfarë ndodhi me ty? Eja në Shkodër kërko të falur, bashkohu në dënimin e krimeve monstruoze të komunizmit. Do të dalë nga gjuha zyrtare në këtë moment dhe do të theksoj në rast se edhe ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë që në rini, siç po thonë dëno krimet kundër komunizmit. Përndryshe do më bësh të besoj se je i dredhur në rininë tënde.”
Më herët gjatë inspektimit të punimeve për linjës e intekonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Podogoricë. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe dështimin që pësoi votimi i buxhetit të bashkisë të kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një dështim vetë kryebashkiakut.
Sali Berisha: “Shqipëria po ndryshon ne ecim të sigurt drejt mandatit të dytë. Zotërisë që numëron ditët më duhet t’i them, mos numëro ditët, por numëro dhe orët se absolutisht ata po shkojnë drejt asaj date, në të cilën ti lutju Zotit të mbetesh kryetari i partisë së bashkisë së Tiranës. Se je i vetmi kryetar bashkie në Europë buxhet humbur, por sidoqoftë numëroi mirë ditët mos i harro.”
Gjatë vizitës së tij në qytetin verior kryeministri Berisha inauguroi dhe përfundimin e punimeve të rrugës hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe deklaroi se së shpejti qeveria do të verë në jetë projektin për ndërtimin e autostradës me 4 korsi Shkodër-Hani Hotit./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro