Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar sot Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen që i bënë Kosovës, derisa është shprehur i bindur se të njëjtin vendim do ta marrin së shpejti edhe shtetet tjera.

Hashim Thaçi: “Dëshiroj që në emër të qeverisë së republikës së Kosovës ta falënderoj qeverinë  Emirateve të Bashkuara për njohjen e republikës së Kosovës shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky falënderim dhe respekt shkon në emër të qeverisë dhe republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të Kosovës.”

Shtetet arabe deri më tash kanë refuzuar që ta njohin Kosovën. Emiratet e Bashkuara një vend ky mik i SHBA-ve është shteti i parë arab që njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë më 17 shkurt.

Hashim Thaçi: “Njohje së një pas njëshme dhe të fuqishme të republikës së Kosovës po u bashkohen tani më edhe shtetet arabe. Ne fuqishëm besojmë dhe kemi sinjale që njohja nga emiratet do të vazhdojë edhe me njohje tjera nga vendet arabe. Ky është rezultat i përpjekjeve të suksesshme diplomatike të institucioneve të republikës së Kosovës dhe mbështetjes prej partnerëve  e miqve tanë.”

Emiratet e Bashkuara arabe kanë quar në 51 numrin e shteteve që kanë njohur deri tani deklaratën e pavarësisë./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki