Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kryeministër I Kosovës

Kryeministri Thaçi në Dragash, flet për funksionimin e strukturave institucionale-(5 Korrik 2009)

Ka apo jo struktura paralele në komunën e Dragashit. Për kryeministrin Hashim Thaçi Serbia nuk ka arritur që të ketë rrjetin e saj institucional në këtë vend. Madje sipas tij Beogradi zyrtar ka dështuar me përpjekjet e veta që kësaj komune t’ia dëmtojë imazhin. Hashim Thaçi: “Janë ca individë pretendues për funksionimin e këtyre strukturave,...

Korrik 5, 2009

Arben Çejku përfundon misionin diplomatik në Kosovë, vlerësime nga kryeministri Thaçi -27 Janar 2009

Liderët e institucioneve të Kosovës kanë pritur sot në një takim lumturie të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shqipërisë Arben Çejkun, i cili përfundoi këto ditë misionin e tij 3 vjeçar në Prishtinë. Kryeministri Hashim Thaçi pas takimit çmoi punën e diplomatit shqiptar. Hashim Thaçi: “Ishte takimi përshëndetës më shefin e misionit diplomatik të...

Janar 27, 2009

Sonte në “Opinion”, të ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi – (8 Janar 2009)

Opinioni i gazetarit Blendi Fevziu sjell sonte një emision maratonë, ku protagonistët kryesorë do të jenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi, përballë dy panele gazetarësh. I realizuar në dy studio Tiranë dhe Prishtinë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, ai do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në një seri televizionesh...

Janar 8, 2009

EULEX në Kosovë, Daniel Frid negociata me Sejdiun e Thaçin – (18 Nëntor 2008)

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fird i ka vazhduar edhe sot përpjekjet për bindjen e lidershipit të Prishtinës që të pranojë planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Plan ky që i hap rrugë vendosjes së misionit të EULEX-it në Kosovë. Qysh në mëngjes diplomati amerikan ka filluar bisedimet me presidentin Sejdiu...

Nëntor 18, 2008

Qeveria kosovare dorëzon në parlament projektbuxhetin e vitit 2009, si e pavarur – (3 Nëntor 2008)

Qeveria i ka dorëzuar sot parlamentit të Kosovës projektbuxhetin për vitin 2009, me shpresën se do të përkrahet nga të gjitha grupet parlamentare. Buxheti i planifikuar për vitin 2009 ka një rritje prej 15%, krahasuar me vitin 2008. Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se në vitin e ardhshëm do të...

Nëntor 3, 2008

Kryeministri Thaçi falënderon Emiratet Arabe për njohjen e pavarësisë së Kosovës – (15 Tetor 2008)

Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar sot Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen që i bënë Kosovës, derisa është shprehur i bindur se të njëjtin vendim do ta marrin së shpejti edhe shtetet tjera. Hashim Thaçi: “Dëshiroj që në emër të qeverisë së republikës së Kosovës ta falënderoj qeverinë  Emirateve të Bashkuara për njohjen e republikës...

Tetor 15, 2008

Kosova angazhon ekip ekspertësh të huaj për ligjshmërinë e pavarësisë – (15 Tetor 2008)

Institucionet e Prishtinës kanë angazhuar një ekip ekspertësh në krye me juristin britanik Michael Wood, për argumentimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në gjykatën ndërkombëtare  të drejtësisë. Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti e kryeministri dhe kryetari i Kuvendit janë shprehur të bindur se Kosova do të ballafaqohet denjësisht me...

Tetor 15, 2008

Mali i Zi dhe Maqedonia pritet të njohin pavarësinë e Kosovës – (3 Tetor 2008)

Dy shtetet fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi kanë dhënë sinjalet e forta se tashmë është çështje orësh se kur do ta marrin vendimin e tyre për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Kosovar Hashim Thaçi duket se është në dijeni për këtë, por ai nuk dëshiron të flasë përpara se gjithçka te jetë zyrtare....

Tetor 3, 2008

Danimarka mbështet Kosovën, kryeministri Anders Rasmussen viziton Kosovën – (18 Shtator 2008)

Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga 48 shtete të botës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Kështu është shprehur sot kryeministri i Danimarkës Anders Rasmussen gjatë një vizite që i bëri Kosovës. Kryeministri danez tha se Serbia ka të drejtë që ti kërkojë gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, që ta japë...

Shtator 18, 2008

Kryeministri Thaçi mbledh qeverinë, fokus çështja e shfrytëzimit të fëmijëve – (17 Shtator 2008)

Në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka kushtuar një vëmendje të gjerë çështjes së fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre. Ai ka shqyrtuar projekt-propozimin për parandalimin e punës së rrezikshme të fëmijëve, por edhe për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Veç problemeve të brendshme të Kosovës Thaçi komentoi edhe mbi...

Shtator 17, 2008