Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, ka përfunduar sot pasdite vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Në këtë vizitë, kryeministri Nano u takua me krerët më të lartë vendor. Pas takimit dje pasdite me kryeadministratorin Harri Holkeri, Nano është takuar sot pasdite me pothuajse të gjithë krerët e institucioneve kosovare dhe përfaqësues të spektrit politik.

Takimi i parë ishte me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dhe më pas ka qenë takimi me homologun e tij Bajram Rexhepi. Pas takimit, dy zyrtarët e lartë deklaruan se është në interesin e ndërsjelltë bashkëpunimi mes dy qeverive, veçanërisht në fushën e energjetikës, infrastrukturës dhe ekonomisë.

Kryeministri Nano është pritur në mesditë edhe nga presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Pas takimit dy politikanët e lartë deklaruan.

Ibrahim Rugova:- “Falenderojë Shqipërinë, për ndihmën që i ka dhënë Kosovës gjatë luftës dhe pastaj njoftova kryeministrin me progresin që kemi pasur në Kosovë, në të gjitha fushat e jetës, po ashtu objektivat tonë për zhvillim ekonomik, privatizimin, investimet, si dhe integrimin e grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës dhe gjithsesi do të bahskëpunojmë me UMNIK-un në realizimin e kësaj rruge dhe që po flitet më shumë për vlerësimin e standardeve, e dyta unë insistojë që gjëja formale e pavarësisë së Kosovës të bëhet sa më shpejtë, sepse do të qetësonte popullin e Kosovës dhe rajonin”.

Fatos Nano:- “Sot biseduam programe bashkëpunimi, të cilat lidhin institucionet e Shqipërisë me institucionet e Kosovës, me të njëjtët aleatë të mbëdhenj ndërkombëtarë, në një agjend zhvilimi dhe reformash që po na afron për t’u integruar në Europën e Bashkuar, në NATO dhe në realitetet moderne, ku jeton edhe Ballkani ynë i ri. Natyrisht, presidenti Rugova ka shumë për të thënë ende dhe unë dëgjova me kënaqësi, që me çeljen e kohës dhe me shkrirjen e borës që po mbush basenet tona energjetike, zoti Rugova do të vijë në Tiranë për t’i sjellë këtë informacion të freskët dhe optimist edhe shumë shqiptarëve të Shqipërisë që e nderojnë dhe respektojnë”.

Vizita e kryeministrit Nano ka vazhduar me takime të veçanta dhe me përfaqësues të biznesit de më pas me kryetarin e PDK Hashim Thaçi dhe kreun e AAK Ramush Haradinaj./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj