Kryepeshkopata ortodokse e Tiranës ka marrë një vendim për të ofruar një shumë prej 600 000 (gjashtëqind mijë) dollarësh për Kosovën. Destinacioni i këtyre parave do të jenë restaurimi i një kishe dhe një xhamie.
“ Ju ftuam për një iniciativë që mori kisha jonë, ka një rëndsi më të gjer për gjithë ballkanin.”
Kjo shumë merret nga fondet që kryepeshkopata ka grumbulluar për ndërtimin e katedralës në Tiranë. Më pas kryepeshkopi Anastas ka theksuar se djegia e kishave dhe xhamive në Kosovë nuk inkurajon drejtësinë dhe paqen, përkundrazi na rikthen në praktika që e lënë Ballkanin në prapambetje përçarje dhe tragjedi. /tvklan.al