Ka qënë një mbledhje e shoqëruar me debate të ashpra ajo e kryesisë së Partisë Demokratike e drejtuar nga dy nënkryetarët Paloka e Spaho dhe Sekretari I Përgjithshëm Arben Ristani, në të cilën kryetari I ngrirë nga funksionet Lulzim Basha nuk mori pjesë.

Grupi që kërkon respektimin e statutit paraqiti një kërkesë nga anëtari Gent Malko, ku kërkohej shtyrja e datës së zgjedhjeve dhe bërja nul e procedurës së nisur nga dy nënkryetarët , duke e cilësuar atë antistatutore. Pjesë e kërkesës ishte edhe dorëheqja e kryetarit Basha si dhe bërja e një analize për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit. Por ky propozim  u rrëzua nga mbështetësit pro Bashës në kryesi me shumicë votash.

Majlinda Bregu

“Në vend që të debatonim dhe t’i jepnim kohë vetes të reflektonim dhe të bënim një analizë kemi nxituar për ti vënë një kapak kësaj humbje dhe për të thënë që ndodhi, ndodhi, na ra kjo e keqe dhe tani të shohim dhe të frymëzojmë demokratët që të ringrihen. Unë vazhdoj të them që ky është një gabim i rëndë. Sot PD po  vazhdon lojën luftës, një lojë e cila po i  përçan demokratët dhe nuk po i  bashkon. Për gjithë që e mbajnë mend ka pasur dhe një lojë tjetër kur ishim të vegjël ne, loja ngriva-shkriva. E njëjta lojë po vazhdon sot përsëri në oborrin e PD. Ndjehem e keqardhur që sot nuk mund të bëj dot më shumë se kaq. Sot është një ditë e vajtueshme për PD. PD gjendet në një situatë të vajtueshme, por e nesërmja nëse do të vazhdojmë kështu do të jetë fatkeqësisht akoma më e vajtueshme

.”

Edi Paloka

Vetëm farsë nuk është. Mungesa e unanimitetit do të thotë demokraci, pati edhe debat të ashpër. Të bëhej analizë brenda një mbledhjeje kryesie , unë e hodha në votim. Nuk mund të ketë analizë  të zgjedhjeve në një mbledhje kryesie, do ta bëjmë analizën dhe do dalin përgjegjësitë e zotit Basha

.”

Nga tete kandidatura, kryesia e Partisë Demokratike  miratoi vetëm atë të Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit për të vijuar garën për kryetarin e ri që pritet të zgjidhet në 22 korrik. Sakaq u miratua edhe komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale prej 7 anëtarësh.

Tv Klan