Lajme Arkiva 2003

Kryesia e Partisë Socialiste do të diskutojë në fillim të javës ndryshimet në programin dhe statutin e Partisë Socialiste. Grupet e punës përcaktuan ndryshimet teknike gjatë muajit të kaluar.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur që ndryshimet në statutin e partisë përfshijnë edhe shtimin e kompetencave të kryetarit të Partisë Socialiste, për të emëruar dhe shkarkuar sekretarët e partisë.

Ndryshimet teknike, pasi të aprovohen në mbledhjen e kryesisë do i kalojnë kongresit të partisë në 12 dhjetor. Në fundjavë Partia Socialiste duhet të mbledhë Komitetin e Përgjithshëm Drejtues ku pas analizave nga komitetet drejtuese në rrethe, rezultati i zgjedhjeve lokale dhe humbja në bastionet socialiste do të jenë në thelb të diskutimeve të KPD-së.

Kjo mbledhje do të miratoj edhe platformën e propozuar nga deputeti Petro Koçi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, në bazë të së cilës merret vendim për legalizimin e fraksioneve brenda partisë, konsiderohen anti statusor rastet e pakicave bllokuese, si edhe përcaktohet me rregullore, procedura e kandidimit për kryetar partie./tvklan.al