Kryesia e PS-së u ka mbyllur derën pretendimeve të katër partive aleate në koalicion të cilat pretendojnë të fitojnë 14 zona të lira për kandidatët e tyre për deputet. Kryesocialisti Nano tha se partia e tij nuk do të bie pre e presioneve të aleatëve. Në vend të zonave të lira për aleatët, Partia Socialiste do të përdorë kandidatët e pavarur nga shoqëria civile për të fituar sa më shumë vota në porpocional. Nano e ka argumentuar dëshirën e socialistëve për të fituar mbi 60% të votave me qëllim që vendi të mos futet në krizë në rast se zgjedhjes së presidentit të ardhshëm në vitin 2002.

“Gjithashtu duhet të përcaktojmë rregullat për përfitimin maksimal te vendeve parlamentare nga lista porpocionale për PS-në, duke iu përshtatur formave, ligjit dhe kushtetutës. Janë paraqitur dhe në materialin e përgatitur nga shoku Gramoz në kontributet për drejtuesit e komisioneve të KPD-së dhe ekspertëve tanë disa variante. Më i arsyeshmi për të mbrojtur interesat tona si mazhorancë, duket se është ai i mbështetjes së një numri kandidatësh të pavarur të shoqërisë civile në bashkëpunim dhe me aleatët.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame