Kryesia e Partisë Socialiste ka diskutuar gjatë pasdites për ndryshimet që duhet të realizohen në forumet e partisë për një përfaqësim më të mirë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Selisë Rozë Gramoz Ruçi, të gjitha propozimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues.

Gramoz Ruçi: “U vendos që të thirret Komiteti i Përgjithshëm Drejtues në datën 13, ku do të shqyrtojë këto konkluzione të arrritura nga komisionet e KPD-së dhe nga ana tjetër të thirret kongresi i radhës i partisë, sipas statutit të partisë, në datën 29 janar ku Komitetit të Përgjithshëm Drejtues do t’i propozohet edhe data, edhe rendi i ditës, edhe grupet e punës për përgatitjen e kësaj mbledhje.”

Gramoz Ruçi sqaroi se, pavarisisht mbledhjes së fundmuajit me aleatët e Partisë Socialiste, përbërja e qeverisë nuk do të preket. /tvklan.al