Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Politikanë të ndryshëm reagojnë pas vendimit të kryesisë mbledhur një ditë më parë, për ndryshim të 6 portofoleve ministrore. Në fakt dy emra ministrash mungojnë në kabinetin Nano, me dorëheqjen e ish-kryeministrit Meta dhe kreut të dikasterit blu Luan Rama.

Ndërsa të shtunën, grupi parlamentar do të vendosë për ndryshimin e katër ministrave të tjerë të qeverisë aktuale. Edhe pse flitet që socialistët që janë shprehur kundër kryeministrit kanë kërkuar rikompozim të thellë të qeverisë dhe jo vetëm ndryshime të pjesshme të ekzekutivit. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga kryetari i partisë.

Deputetët pro kryeministrit Nano shprehen të paqartë për mbështetjen e ndryshimeve në qeveri, por kështu dhe pjesa që votoi kundër propozimeve të kryeministrit në Kuvend edhe pse kishin kërkuar me kohë rikompozim të qeverisë.

Makbule Çeço:- “Mendime të shprehura si mendime individuale të anëtarëve të ndryshëm të qevrisë ka pasur, deri sa u arrit në një emërues të përbashkët. Partia Socialiste dhe kryesia mbrëmë me përgjegjshmërinë më të madhe bëri analizën e situatës dhe bashkoi vullnetet për të realizuar një ndryshim në ato dikastere ku shikohet e domosdoshme”.

Mustafa Muçi:- “Për aq kohë sa nuk e njohim pozitën e kryeministrit, deri tani kemi dëgjuar nga kryeministri të etiketojë grupin e deputetëve, apo persona të caktuar me shprehje nga më të ndryshmet, por realisht nuk kemi dëgjuar prej tij, se kush është qilimi, cila është ideja për të cilën kërkohët një rikompozim i tillë aq më tepër kur bëhet fjalë për numra, pra jo më për dy, por për 6 ministra”.

Sabit Brokaj:- “Po shikojmë procesin e konkretizimit. Ideja e rikompozimit që ka qenë ide konkretisht e promemories, është realizuar në fakt vonë, por të shikojmë procesin e konkretizimit të saj. Ne na shqetëson fakti që klima e shtensionimit në konferenca nuk është realizuar dhe ky është një problem serioz”.

Spartak Braho:- “Ne nuk jemi njohur zyrtarisht me qëndrimin e kryesisë, gjithsesi kam përshtypjen që është një çështje që ka të bëjë për të fituar kohë Nano”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj