Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka bërë publike rezultatet e votimit për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS është konfirmuar propozimi i kryetarit të partisë. Në këtë mënyrë, Blendi Klosi u konfirmua në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Blendi Klosi: Janë zgjedhur 5 mijë e 200 bashkëkryetarë të 5 mijë e 200 organizatave. Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të cilat ishin 156 anëtarë të rinj të Asamblesë Kombëtare. Asambleja e sotme votoi për Sekretariatin e PS dhe për anëtarët e Kryesisë së PS dhe po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, konfirmohet propozimi i kryetarit të partisë.
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruçi – Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë
Përsa i përket anëtarëve të Kryesisë, të zgjedhur në mënyrë të barabartë:
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Arben Pëllumbi
Erion Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
/tvklan.al