Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një vizitë të tij në Itali ka shkëmbyer mendime me ish-kryeministrat italianë, Giuliano Amato e Massimo D’Alema për programin e ri qeverisës të PS-së.

Gjatë këtij takimi të dytë në selinë prestigjioze të fondacionit, Italianieuropei, janë diskutuar draftet e përgatitura nga grupet e përbashkëta për energjetikës, rritjen ekonomike, punësimin, arsimin, shëndetësinë, pensionin dhe bashkëpunimin rajonal.

Disa herë ish-kryeministri i Italisë dhe si njëri prej ekspertëve më të dëgjuar në Evropën e sotme, Giuliano Amato, në një prononcim për mediat është shprehur mjaft optimist.

Ish-kryeministrat italianë, Giuliano Amato e Massimo D’Alema me ekspertët e tyre janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të miqve dhe ekspertëve të nivelit të lartë që po asistojnë Edi Ramën dhe ekipin e programit të ri të Partisë Socialiste Shqiptare për të ballafaquar problemet dhe idetë për të ardhmen me eksperiencat e modeleve të suksesshme të zhvillimit./tvklan.al