Dje lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama shpiku një formule te re prezantimi publik, por aspak te moralshme, kur nen moton e një takimi te hapur me gazetaret, miksoi gazetaret me eksponentë te PS-se, madje dhe me militante, duke vene ne vështirësi jo vetëm gazetaret, qe here iu dukej vetja politikane dhe here militante, duke vene ne vështirësi jo vetëm eksponentë të PS-se qe here iu dukej vetja militante dhe here reporterë, por duke vene ne vështirësi shpeshherë edhe veten.
Edi Rama: “Edhe një kërkesë. Mos të bëjmë duartrokitje të paktën deri kur gazetarët të kenë ezauruar të gjitha pyetjet e tyre. Ky nuk është një duel me gazetarët. Kjo është një bisedë ku gazetarët janë lutur të bëjnë të gjitha pyetjet që sot ka opinioni publik”.
Miksimi shkoi dhe me larg kur ne podiumin qendror gazetaret dhe liderët e PS-se u ulen bashke ne një rresht dhe aty ku duhej te ishte ulur Ben Blushi ishte ulur gazetari i Top Channel, aty ku duhej te ishte ulur Kastriot Islami ishte gazetarja e News 24, aty ku duhej te ishte ulur Gramoz Ruçi ishte ulur gazetari i televizionit Koha, aty ku duhej te ishte ulur Andis Harasani ishte ulur gazetari i Shekullit, e kështu me radhe.
Ndërkohë qe mediat me pak te preferuara te Ramës ishin rreshtuar poshtë ne një sanduiç midis liderëve partiak dhe militanteve, ndaj nuk është e rastit qe kur Rama nuk jep përgjigje për pyetjet qe i bëhen dhe përgjigjet:
Edi Rama: “Unë për TV Klan kam një përgjigje me shumë dashuri. Të fala Sandrit!” Ai duartrokitet aq shume./tvklan.al
Gazetarja: Anduena Llabani