Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, ka kërkuar mbështetjen e strukturave të ndryshme kushtetuese, me qëllim që procesi zgjedhor të jetë sa më kushtetues dhe ligjor. Përpara deputetëve, Celibashi tha, se KQZ është i hapur për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontrollin nga faktorë të ndryshëm politik.
Ilirian Celibashi, Kryetar i KQZ:- “Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtij procesi zgjedhor dhe fillimi i tij, ka qenë përgatitja e listave të zgjedhësve. Regjistri i gjendjes civile u bë burimi i dytë i informacionit. Ky proces u shoqërua dhe me verifikimin shtëpi më shtëpi të votuesve”.
Pas raportimit të kryekomisionerit Celibashi, deputetët e opozitës kanë përsëritur akuzat për manipulimin e votave dhe listat e votuesve, nga shërbimet sekrete./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame