Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtata e Njeriut, Vasil Melo, ka nisur të mendojë për emrat e rinj që do të zëvendësojnë ish-sekretarin e përgjithshëm Leonard Solis, ish-nënkryetarin Gjergji Leka dhe sekretarin Andrea Marto. Pas vendimit të këshillit kombëtar, Melo shprehet, se statuti i jep të drejtë të zgjedh bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Vasil Melo, Kryetar i PBDNJ:- “Duke u nisur dhe nga disa mendime që u shprehën nga shumë diskutues, disa përfaqësues që kanë poste në parti, por që kanë poste edhe poste shtetërore, paraqitën dëshirën për t’u tërhequr, me qëllim që të ndihmohesh kryetari dhe të mos kalohej në një masë shkarkimi. Ata kanë disa muaj që nuk afroheshin në parti dhe morën edhe një iniciativë anti-statutore, për të bërë një mocion kundër një deklarimi tim, për ngjarjet e Tropojës”.
Ndërkohë ish-nënkryetari Leka thekson, se PBDNJ nuk është Vasil Melo, ndaj pas dy javësh këshilli kombëtar do të vendos për kryesinë e re.
Gjergji Leka:- “PBDNJ nuk është Melo. PBDNJ është një parti politike, e cila e zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri, ka qenë e suksesshme deri tani, në krahasim me partitë e tjera të vogla dhe ne na vjen keq që ndodhin edhe këto situata brenda partisë dhe nuk do të thotë, që meqenëse se je në mendim të kundërt me kryetarin t’i duhet të ikësh. Ky qe dhe shqetësimi i përgjithshëm dje, se si mundet me një fjalë të ikin 7 njerëzit kryesor të partisë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame