Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Për gatishmërinë e bashkëqeverisjes nga ana e kryetarit të Partisë Demokrate të Re Genc Pollo, ka komentuar dhe kryetari i PD Sali Berisha. Ai e ka quajtur atë një iniciativë të “klanit të Zemunit”, i cili kërkon të plotësojë postet e tij qeveritare të lëna vakant, sipas Berishës. Ajo çfarë është deklaruar sot nga Pollo është vetëm një vendim zyrtarë i kryesisë së partisë, pasi kjo ka nisur që në restorant Ujvara, ku është takuar Nano me Pollon.

Sali Berisha:- “Kjo do të thotë, “klan i Zemunit” përpiqet të shtjerë në dorë nëpërmjet patericave dhe dy portofole të tjera në qeveri, pasi kryeministri nuk i mjafton, po i duhet dhe portofoli i jashtëm dhe i brendshëm”.

Berisha e ka bërë të ditur këtë gjatë një takimi që ka pasur me ambasadorin amerikan në Tiranë Jeffery. Biseda ndërmjet tyre ka konsistuar në procesin zgjedhor, si dhe për vendet vakante në qeverisje. Berisha dhe Jeffery kanë biseduar së bashku edhe për luftën kundër krimit./tvklan.al