Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha ka takuar përfaqësuesin e kongresit për autonominë lokale në Këshillin e Europës. Në fund të takimit, delegacioni europian është shprehur se do të monitorohet dhe do të ndjek nga afër edhe këtë fazë të dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal në kryeqytetin e vendit. Ndërsa kreu i PD ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sali Berisha:- “Diskutuam gjerësisht për problemet zgjedhore në Shqipëri, gjykoj se kongresi i autoriteteve lokale dhe Këshilli i Europës dhe OSBE kanë dhënë një kontribut të madh thelbësor në procesin elektoral në Shqipëri dhe ndajmë së bashku shqetësimin dhe mendimin, se Shqipëria nuk po zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të bashkëpunojmë më ngushtë në mënyrë që të arrihet një proces të lirë dhe të ndershëm në të ardhmen”./tvklan.al