Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka vijuar fushatën e tij në Tiranë. Zoti Milo zhvilloi një miting elektoral me simpatizantët e kësaj partie në njësinë 8 në Tiranë, ku ka prezantuar kandidatin për këtë minibashki, zotin Fatos Xhediku.

“Në politikë gjërat ndryshojnë, ato maten me aksione konkrete, me ndihma konkrete, me reforma, me platforma dhe programe konkrete”, ka theksuar në  fjalën e tij zoti Paskal Milo./tvklan.al