Rita Ora është bërë një nga personazhet më të komentuar kohët e fundit pasi theu rregullat e Covid-19 gjatë festës së ditëlindjes së saj. Ajo organizoi një festë gjigande për 30-vjetorin e lindjes dhe nuk u respektua asnjë masë që është marrë kundër Covid-19.

Ky veprim i këngëtarës nuk i ka pëlqyer shumë njerëzve në mbarë botë dhe rezultatin e kemi parë edhe në Instagramin e saj. Ajo ka humbur rreth 220 mijë ndjekës të cilët vazhdimisht po e akuzojnë për veprimin që ka bërë.

Ditën e djeshme fansat e “The Masked Singer” kanë kërkuar që ajo të largohet nga shfaqja. Në të gjitha rrjetet sociale komentuesit shfaqin mllefin që kanë ndajë veprimit që Rita ka bërë.

Madje nga policia angleze ajo është konsideruar si egoiste pasi thuhet se ajo i pagoi një shumë të majme. /tvklan.al
