Erkand Qerimaj mori medaljen e radhës për Shqipërinë në Europianin e peshëngritjes për të rritur të mërkurën në Gjeorgji. Shkodrani fitoi bonzin në stilin e shkëputjes për peshën 81 kilogramë, ku garoi në baterinë B. 159 kilogramë ngriti në provën më të mirë, duke vendosur edhe rekord kombëtar.
Në dygarësh Erkand Qerimaj u rendit i gjashti. Nuk shkoi mirë kampionati Europian për Daniel Godelli, i cili dështoi në të 3 provat e stilit të shkëputjes për peshën 81 kilogramë, duke e mbyllur aty garën.
Të martën Briken Çalja fitoi 1 medalje, ari dhe 2 argjendi për peshën 73 kilogramë, duke u shpallur nënkampion i Europës. Në pedanë duhet të zbresin edhe Krenar Shoraj dhe Endri Karina respketivisht në peshën 89 dhe 102 kilogramë.
Tv Klan