Ky avion ushtarak, i cili sapo u ul në Aeroportin e Rinasit, solli në atdhe një kontigjent ushtarësh shqiptarë të cilët sapo mbaruan një mision ushtarak paqeruajtës. Është pikërisht kontigjenti i 14 i ushtrisë shqiptare i cili kreu misionin paqeruajtës në Bosnjë. Në këtë mision mori pjesë një kompani e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e cila shërbeu prej 6 muajsh në Rajlovac. Trupat tona paqeruajtëse u ktheyn në Aeroportin e Rinasit në orët e mesditës. Me këtë rast ushtarët tanë u pritën nga zëvendësministri i Mbrojtjes Pavli Zëri si dhe shefi i Shtabit të Përgjjithshëm Pëllumb Qazimi. /tvklan.al