Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook foto nga diskutimet me prindër në shkolla të ndryshme në vend.
“Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok”, shkruan kreu i qeverisë.
Konsultimi u njoftua nga vetë Rama më 20 Nëntor, si një ndër opsionet që po shqyrton qeveria për të dalë në një konkluzion sa i takon kufizimeve ose mbylljes totale të TikTok apo Snapchat. Kjo pas ngjarjes së rëndë te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet ku një 14 vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij. Tragjedi që u iniciua pikërisht me bisedat e të miturve online.
Rama ka paralajmëruar masa të rrepta për mbrojtjen e të miturve në këto platforma e po ashtu me monitorimin e tyre në shkolla.
/tvklan.al