trupi i pajeteKufoma e gjetur në 28 Mars në autostradën Lushnje – Fier  është pa kokë. Madje sipas informacioneve nga mjeksia ligjore, trupit i mungojnë edhe gjymtyrë të tjera si këmba e majtë dhe një dorë.

Korrespondentja e Tv Klan në Lushnje, Anila Sefa thotë se mungesa e tyre ka vështirësuar identifikimin e personit të gjetur në km e 5 të autostradës Lushnje – Fier. Nga kqyrja e kufomës rezulton se është i seksit mashkull, nuk dihet mosha por është i gjatë 1.70 cm.

Sipas policisë dyshohet se ai është viktimë e një aksidenti rrugor ndodhur në muajin dhjetor të viti 2013. Madje në një pjesë të pantallonave ka gjurmë të rrotave të automjetit. Kufoma është dërguar në morgun e Tiranës për të kryer ADN. Mjekësia ligjore bën apel për paraqitjen e familjareve qe kanë njerëz të humbur për ta identifikuar.

tvklan.al/ Mitka Sejdini