Një ekip në Korenë e Jugut është gjobitur me 100 milionë won (paraja koreano-jugore) nga Liga për shkak se mbushi stolat e stadiumit me kukulla seksi në ndeshjen e fundit që zhvilloi në shtëpi.
FC Seoul do të paguajë rreth 66 mijë Paund për shkak se vendosi 30 manekinë në tribuna duke qenë se tifozët nuk mund të shohin ndeshje prej kufizimeve të koronavirusit.
Në një deklaratë, klubi kërkoi ndjesë dhe tha se nuk e dinte që ato kukulla ishin prodhim për të rritur.
“Incidenti ka fyer dhe lënduar femra dhe familje të fansave”, thuhej në një deklaratë të ligës së futbollit.
Ata e kanë konsideruar këtë vendim të ekipit të futbollit si një gabim shumë të rëndë./tvklan.al