Marash Kumbulla është prezantuar te Espanjol para mediave kur në La Liga janë luajtur 4 javët e para.
Mbrojtësi shqiptar tha se deri më tani është ndjerë mirë te ky ekip dhe do të punojë për arritjen e objektivit qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.
Kumbulla tha se në krahasim me Italinë futbolli është më pak taktik dhe ka më shumë duele dhe ritëm, por që gjithsesi po përshtat mirë.
Marash Kumbulla u transferua gjatë verës tek Espanjoli në formë huazimi, duke bërë menjëherë paraqitje të mira.
Tv Klan