Marash Kumbulla kërkon që Espanyol të vijojë me rezultatet pozitive, pasi në 4 ndeshjet e fundit në kampionat ka 2 fitore dhe 2 barazime.

Suksesi i javës së kaluar me Real Madrid në shtëpi është një motiv krenarie, por tani vëmendja është në përballjen me Real Sociedad, që ka 3 humbje radhazi dhe duket një kundërshtar i vështirë.

“Mendoj që do të jenë më të motivuar. Zakonisht një skuadër e tillë nuk humbet ndeshje pa fund, kështu që do të jetë më e vështirë pasi do të kërkojnë fitoren, por ne do të bëjmë gjithçka për të marrë 3 pikët”, thotë Marash Kumbulla

Marash Kumbulla pranoi se të gjithë lojtarët po punojnë shumë për të qenë gati të dielën në mbrëmje. Objektivi i këtij sezoni për Espanyol është qëndrimi në La liga. Aktualisht renditet në vendin e 17, vetëm 2 pikë larg zonës së rënies.

Tv Klan