Deklaratat se ai ka qenë personi që ka marrë shtëpitë në Itali të Almës dhe Fatosit, nuk janë pjesa që e shqetësojnë Xhevdetin. Arsyeja që e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” përballë vëllait dhe kunatës janë fjalët e kësaj të fundit në lidhje me një raport jashtëmartesor.

Xhevdeti pranon publikisht në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se raporti ka ekzistuar, por ka qenë vetë Alma që e ka nxitur.

Xhevdet: Unë para disa vitesh, kur jetoja në Itali me gjithë vëllain tim që punonim bashkë…

Eni Çobani: Me zotin Fatos apo jo?

Xhevdet: Po, punonim dhe në darkë mblidheshim te shtëpia e tij. Ndërkohë zonja Alma, kunata ime që vetëm zonjë nuk mund t’i thuash por megjithatë nuk ka problem, mblidheshim në darkë te shtëpia e saj dhe më binte shoqen e vet që e kishte shoqen e ngushtë, të zemrës dhe ma futi në mes të familjes. Gjithashtu gabimi im qe që…

Eni Çobani: Po si ta fuste se ti ke qenë madhor?

Xhevdet: Gabova!

Alma: Nuk gaboi moj zonja Eni, ai është gënjeshtar, ai është hajdut moj! Fuste sherrin në familjen! E gjeti gruaja me dashnoren dhe tha është dashnorja e burrit tënd! Ai është rrugaç!

Eni Çobani: Ai po sqaron diçka!

Alma: Po jo moj zonja Eni se s’ka sqarime këtu! Ç’janë këto llafe që bën? Po kur i binte dashnoret te shtëpia ja ku janë fëmijët këtu?

Xhevdet: Fillova një lidhje me këtë vajzën…

Eni Çobani: Që është shoqja e Almës, po.

Alma: S’kam shoqe! Unë nuk bëj shoqe prostituta zonja Eni!/tvklan.al