Sipas vëllait të Ergdys Arrazit, Edison Arrazi, familja e tyre kanë jetuar në harmoni të plotë duke mohuar çdo akuzë për dhunë psikologjike ose fizike. Në prononcim për mediat, ai tha se nuk është në dijeni as për ndonjë lidhje jashtëmartesore të vëllait të tij, pasi ka vetëm 3 ditë që ka dalë nga burgu.


Por, ai thekson se edhe po të ishte e vërtetë, nuk justifikohet veprimi ekstrem i Alma Arrazit.

Kam 3 ditë që kam dalë prej burgu për vete, nuk e di këtë histori që vëllai im paska pasur  një lidhje jashtëmartesore. Por unë besoj që edhe në rast se është bërë kjo gjë, nuk është arsye për krimin dhe çfarë na ka ndodhur ne në familje. Unë e di që ccdokush ka të drejtë të zgjedhë në jetë, nuk besoj se është e logjikshme. Se ok, e zëmë se vëllai im paska pas jo një, po 20 lidhje. S’besoj që gjithë ky krim bëhet për një lidhje. Nusja nuke di si mund të jetë ndjerë në ato momente dhe ka bërë ça ka bërë. Ajo mund të ketë pasur shumë rrugë të tjera, si vëllai im, si nusja mund të ishin ndarë. Mund të kishte vazhduar jeta…”, u shpreh ai./tvklan.al