Dy burra kanë tentuar të bëjnë një “eksperiment” me një zvarranik. Siç duket edhe në foto ata e kanë kapur zvarranikun për fyti ku njëri e mban dhe tjetri i derdh birrë.
Më pas ata e kanë publikuar foton në rrjetet sociale ku ka shkaktua një zemërim të madh tek mbrojtësit e kafshëve, të cilët kanë kërkuar që ndaj tyre të merren masa.
Në Karolinë ekziston një ligj që ndalon njerëzit që t’i ushqejnë pa marrë më pare leje.
Dy personat të cilët kanë kryer këtë veprim pritet të dalin në gjyq për të marrë dënimin që parashikohet në ligj./tvklan.al