Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Leku i është kthyer mbiçmimit duke ruajtur pozitat e forta të shënuara gjatë ditës së djeshme. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor leku vazhdon të mbiçmohet duke bërë që monedha jonë kombëtare të vlerësohet me shpejtësi si ndaj dollarit amerikan, ashtu edhe ndaj monedhës së përbashkët europiane.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare valutore raporti i shkëmbimit të euros me dollarin është luhatur në një zonë të ngushtë shkëmbimi që prej qershorit të këtij viti. Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros. Kështu në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras 1.23 dollarë./tvklan.al