Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan shënoi sërish nivele rekord të ulëta kundrejt euros pas të dhënave se deficiti tregtar amerikan u rrit mbi 50 miliardë dollarë. Evropianët mbeten të shqetësuar se ky nivel i ri rekord i mbiçmimit të monedhës së tyre kërcënon rritjen ekonomike të eurozonës. Monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet e reja të mbiçmuara 1 euro=1.3 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor pasqyrohen lëvizjet e tregjeve ndërkomëbtare. Leku fitoi pikë ndaj dollarit dhe humbi lehtë terren ndaj euros./tvklan.al