Sot në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan u shkmëbye afër niveleve më të ulëta të dy muajve të fundit ndaj euros dhe afër nvieleve më të ulëta të gati tre muajve ndaj frangës zviceriane, pasi investitorët janë mjaft të shqetësuar mbi ndikimin e çmimeve të larta të naftës mbi ekonominë amerikane dhe po përgatiten edhe për një dëm potencial. Investitorët kanë filluar të shesin monedhën e gjelbër pasi çmimet ndërkombëtare të naftës shënuan nivelet më të larta të dy dekadave të fundit dhe, duk patur parasysh efektet negative të kosotos së lartë të naftës dhe nënprodukteve të saj mbi ekonominë amerikane, janë të frikësuar se Rezerva Federale Amerikane mund të shtyjë në kohë vendimet e saj për rritjen e interesave të dollarit amerikan. Euro dhe franga zviceriane arritën të fitojnë rreth 0.2% ndaj dollarit amerikan, pasi çmimi i një fuçie nafte kaloi nivelet prej 42 dollarësh. Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, leku është mbiçmuar sërish sot ndaj dollarit amerikan në një kohë që ka lëshuar pak terren ndaj monedhës së përbashkët euro. /tvklan.al