Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta të dy javëve të fundit ndaj monedhës së përbashkët euro dhe jenit japonez pasi komentet e djeshme të një zyrtari të lartë të Rezervës Federale Amerikane zhgënjyen tregjet financiare që presin një rritje agresive të normave të interesit për dollarin amerikan duke parë dhe ecurinë mjaft pozitive të ekonomisë amerikane. Gjithashtu sot monedha amerikane humbi terren ndjeshëm dhe ndaj frangës zvicerane dhe stërlinës angleze duke humbur gati 1%. Stërlina angleze u shkëmbye në mesditë në nivelet më të larta të dy javëve të fundit ndaj monedhës amerikane. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku ka fituar pikë ndaj dollarit amerikan duke u mbiçmuar sërish ndërkohë që ka humbur pikë ndaj euros pas vlerësimit të monedhës së përbashkët në tregjet ndërkombëtare. /tvklan.al