Në tregjet ndërkombëtare valutore monedha e përbashkët evropiane shënoi një tërheqje të lehtë ndaj dollari pasi zyrtarët e lartë të eurozonës ngritën shqetësiminse çmimet e larta të naftës mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës dhe gjërat mund të përkeqësohen me vlerësimin e shpejtë të euros.
Gjithsesi mbete për t’u parë nëse Banka Qendrore Evropiane do të jetë dakord me deklaratat e mësipërme. Në mesditë monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1euro=1.27 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit të lekut ndaj dy monedhave kryesore. /tvklan.al