Dollari amerikan u shkëmbye sërish afër niveleve më të ulëta të 8 muajve të fundit ndaj euros dhe afër niveleve më të ulëta të 6 muajve ndaj jenit japonez. Në tregjet ndërkombëtare valutore vazhdon të mbizotërojë një ndjenjë negative ndaj dollarit amerikan. Në orët evropian të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.27 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sot si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj euros duke shfaqur sërish tendenca të forta mbiçmimi. /tvklan.al