Sot në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore në një kohë që investitorët janë në pritje të të dhënave mjaft të rëndësishem që do të publikohen sot në Shtetet e Bashkuara mbi tregun e punës. Rikuperimi i tregut të punës dhe ulja e çmimit të naftës janë dy faktorët më kryesorë në vendimin e Rezervave Federale Amerikane për të rritur normat e interesit për dollarin amerikan. Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.221 dollarë. Sipas ekspertëve të Bankës Italo- Shqiptare edhe në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e dy monedhave kryesore ndaj lekut në pritje të lëvizjeve të reja në tregjet ndërkombëtare./tvklan.al