Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulta të dy muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët evropiane me gjithë të dhënat pozitive mbi tregun e punës në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse të dhënat e publikuara ditën e premte ishin më pozitive se parashikimet e analistëve financiarë, nuk arritën të bindin tregjet fiananciare se Rezerva Federale Amerikane do të jetë agresive në lëvizjen e saj për rritjen e normave të interesit për dollarin amerikan në fund të qershorit. Të dhënat mbështetën prirjet e tregjeve financiare se Rezerva Federale do të rrisë normat për dollarin vetëm me 0.25%. Monedha amerikane humbi terren të konsiderueshëm ndaj jeni japonez dhe dollarit australian. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është mbiçumar sërish ndaj dollarit amerikan në një kohë që kam humbur pak terren ndaj euros. /tvklan.al