Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet më të larta të dy javëve më të fundit ndaj dollarit amerikan, i cili shënoi dhe nivelet më të ulëta të gati dy muajve ndaj jenit japonez. Në mesditë dollari amerikan arriti të rikuperonte humbjet e shënuara gjatë orëve të para të ditës së mërkurë ndaj euros, duke bërë që monedha e përbashkët europiane të shkëmbehet në mesditë, në nivelet 1 euro baras me 1.2 dollarë.  

Ndërkohë tregjet financiare janë në pritje të vendimit që do të marrë rezerva federale amerikane në mbledhjen e saj javën e ardhshme për një rritje të mundshme të normave të interesit, për dollarin amerikan. Një rritje e normave të interesit, për dollarin amerikan, prej 0.25% është tashmë një çështje e mbyllur për analistët ndërkombëtarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare edhe sot është mbiçmuar ndaj dollarit amerikan, në një kohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj euros./tvvklan.al