Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore vërehet një konsolidim i pozitave të dollarit amerikan kundrejt valutave të tjera, konkretisht ndaj euros dhe jenit japonez. Një lëvizje e tillë vjen sipas analistëve si vazhdim i reagimit të djeshëm ndaj deklaratave të kreut të Rezervës  Federale.  

Për tregjet ndërkombëtare do të duhen të dhëna të tjera pozitive mbi ekonominë amerikane që dollari të vazhdojë të forcohet në tregjet ndërkombëtare. Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor vërehet një stabilizim i përgjithshëm i lekut ndaj lëvizjes së ditës së djeshme. Me konkretisht leku është vlerësuar si ndaj euros ashtu dhe ndaj dollarit./tvklan.al