Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta që prej një muaji ndaj monedhës së përbashkët europiane, pas rënies së përgjithshme që shënoi që të premten në tregjet valutore, pas publikimit të të dhënave në tregun e punës në SHBA. Këto të dhëna ishin më të dobëtat nga ato që kishin parashikuar analistët financiar ndërkombëtar.

Menjëherë pas publikimit të të dhënave të premten dollari amerikan humbi brenda pak minutash gati 1% ndaj jenit japonez dhe 1.5% ndaj euros. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor leku është zhvlerësuar ndaj dollarit amerikan dhe ka humbur pikë ndaj euros, lëvizje që kanë reflektuar ndryshimet më të fundit të tregjeve ndërkombëtare valutore./tvklan.al