Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye sërish në nivelet më të ulëta të dy muajve të fundit ndaj euros, në një kohë që tregjet vazhdojnë të dominohen nga spekulimet se sa agresive do të jetë rezerva federale amerikane, në lëvizjet e saj për rritjen e normës së interesit për dollarin amerikan.

Ndërkohë dollari ka humbur terren sot ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane. Paundi britanik vazhdon të mbështetet nga prirjet e tregjeve financiare për një rritje tjetër të normave të interesit nga Banka Qendrore e Anglisë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare ka fituar sërish pikë ndaj dollarit amerikan, në një kohë që leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj euros./tvklan.al