Helidon Bendo është emëruar ditën e hënë në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar, post që më parë e mbante Visho Ajazi.

Kush është Helidon Bendo:

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9530, datë 22.04.2016.

Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

/tvklan.al