Ky është njeriu më i duartrokitur i momentit në Siri, por Abu Mohamed al-Golani njihet shumë pak në opinionin publik vendas dhe të huaj. 42-vjeçari drejton grupin Hajat Tahrir al-Sham, që udhëhoqi grupet rebele drejt rrëzimit pas 24 vitesh të Bashar al-Asadit në Siri.
Grupi i tij mori këtë emër pas riorganizimit të frontit al-Nusra, degë e terroristëve të Al-Kaedës, që kishte nën kontroll gjatë Pranverës Arabe, Alepo dhe qytete të tjerë perëndimorë të Sirisë, të cilat i humbën pas bombardimeve amerikane ruse dhe turke që shkatërruan terroristët e Shtetit Islamik.
Edhe sot e kësaj dite, Shtetet e Bashkuara e kanë atë në listën e terroristëve më të kërkuar të botës dhe kanë vënë 10 milionë Dollarë shpërblim për kapjen e tij.
Emri i tij i vërtetë është Ahmed Husein al-Shara, por pseudonimi përmban vendin e origjinës së familjes, lartësitë Golan. Paraardhësit e tij u shpërngulën në Damask, pasi Izraeli i dëboi kur pushtoi ato territore. I ati ka kenë i burgosur si kundërshtar politik i regjimit të Asadit ç’ka i ka ngjallur urrejtjen dhe dëshirën për hakmarrje.
Pas pushtimit të Irakut nga SHBA në vitin 2003, al-Golani u bashkua me Al-Qaeda në Irak, ku u arrestua. U kthye në Siri në 2011, por tashmë shfaqet i moderuar.
Tv Klan