“Ky Kongres, është një mundësi e artë për të gjykuar veten”, kështu e cilësoi këtë 28 Korrik ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali.


“Shumë sy janë mbërthyer sot në këtë sallë, shumë mendje të shkathëta e shumë zemra të bardha po rrahin me të njëjtin ritëm pritshmërie se ky Kongres do jetë një pikë vlimi vizionesh të reja. Si një stacion i ri politik drejt të njëjtit projekt shërbese ndaj qytetarit evropian të Shqipërisë 2030. Është një çast solemn reflektimi për të vlerësuar se çfarë kemi bërë, të bekuar nga besimi i publikut dhe të detyruar prej tij të jemi ende e vetmja alternativë që e dijmë se çfarë duhet bërë. Të bindur se vendimet që do marrin ndikojnë në jetën e çdo individi dhe gjithë jetën e vendit.

Kjo dëshmon forcën e PS, por edhe peshën e aftësinë e saj ripërtëritëse drejt pushtetit jo si qëllim, por si mjet i vetëm për qëllimet tona strategjike e patriotike. Kush ikën apo kush vjen, ka shumë dilema nëse do notojmë në të njëjtat ujëra apo do ndryshojmë me guxim e kurajo. Unë besoj se është edhe më shumë se kaq, e thënë thjesht, jam e bindur se sot është momenti i ripërtëritjes së një force që rishpik vetveten kur forcat e kohës kërkojnë rilindjen e saj. Si asnjë forcë tjetër politike në vend, si kurrë më parë, duke qenë 3 mandate rresh në qeverisje, ka qenë opozita më serioze e më e ashpër e vetvetes. Pakënaqësia ndaj vetes, si normë politike!”, u shpreh ministrja, duke nënkuptuar se sot priten vendimmarrje të rëndësishme.

E.D/tvklan.al